Reforma Zgjedhore vijon të mbetet çështja më e nxehtë e politikës, sidomos pas paktit të PS-së me Rithemelimin e PD, që nxori jashtë loje Partinë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës.
Rreth 1 vit larg zgjedhjeve parlamentare, politika shqiptare është përfshirë nga debati nëse do të ketë ndryshime esenciale në Kod apo forcat politike do t’i drejtohen procesit të ardhshëm elektoral me Kodin në fuqi.
Në funksion të debatit të ditës, BalkanWeb zhvilloi ditët e fundit një sondazh online me mbi 2 mijë të anketuar nga audienca jonë e balancuar politikisht.
Pyetja ishte: Si do të jenë ndryshmet në Kodin zgjedhor që do bëjë grupi i punës Gjiknuri-Bylykbashi?
63% e të anketuarve ose 1 288 qytetarë në sondazh, mendojnë se ndryshimet në Kodin Elektoral do të jenë të sipërfaqshme, pra nuk priten prekje thelbësore si p.sh ndryshimi i sistemit zgjedhor, listat e hapura apo votimi elektronik e vota e diasporws, çwshtje kwto tw ngritura nga opozita.
Vetëm 19% ose 389 votues, pjesëmarrës në sondazh janë të mendimit se Reforma Zgjedhore do të prodhojë rezultate thelbësore.
Ndërsa 18% ose 369 anketues nuk kanë një përgjigje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co