Soni Malaj në stinën më të bukur, por ç’të reja ka nga jeta private?

soni malaj ne stinen me te bukur por cte reja ka nga jeta private
soni malaj ne stinen me te bukur por cte reja ka nga jeta private

Me një karrierë të gjatë muzikore që tani po e shijon, me arritje të shumta personale e profesionale, Soni Malaj thotë se ndodhet “në stinën më të bukur të jetës”. Në një bisedë me “Pushime On Top”, këngëtarja tregoi për raportin me vajzën, planet profesionale por pyetjet s’mund të mos preknin edhe jetën private. Prej kohësh emri i saj nuk lakohet pranë një partneri, por a ka dikë në jetën e Sonit?

-A e ndien mungesën e partnerit? Nëse ti e ke dhe ne nuk e dimë, mund të na e thuash.

Soni Malaj: Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm.

-A je vetëm?

Soni Malaj: Unë sa po thosha gjatë gjithë kohës që unë kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën, unë në momentin që kam vajzën, njeriu nuk është vetëm se është Zoti lart. Ne kemi lindur vetëm, duhet të mësojmë të jemi të lumtur edhe vetëm. Unë në jetën time gjithmonë kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat, nuk e kam patur.

-Por çunat të ndjekin ty ama.

Soni Malaj: Shiko, unë jam personazh publik, kam dalë shumë herët në ekran, normalisht që kam edhe atë bazën e fansave meshkuj, por gjithmonë në mënyrë shumë xhentile.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →