TIRANE
Mesdita e sotme në “Big Brother VIP3” ka vijuar me debate. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Rike dhe Egla kanë pasur një përplasje dhe nuk i kanë kursyer aspak ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
Rike i drejtohet aktores se nuk do t’ia përtojë me përgjigje sa herë që ajo do të fillojë debatin ndërsa, kjo e fundit i ka kërkuar të mbyllë gojën. Debati ka degraduar në një fjalor dhe diskutim aspak etik, ndërsa asnjë nga banorët e tjerë nuk ka ndërhyrë por vetëm i kanë dëgjuar.
Pjesë nga debati:
Rike: Të tjerët të futen lehtë, unë futem rëndë, ta dish
Egla: O Rike sorre
Rike: Unë kur të futem të tregoj vendin
Egla: Rike sorra
Rike: Egla të tregoj vendin unë, e di ti
Egla: Aman mos ma trego se po më dridhen..
Rike: Mos dil në prime si viktime
Egla: Shut up aty
Rike: Qepe ti se e ke gojën shumë të madhe
Egla: Shut up
Rike: Je e vogël por gojën na e ke
Egla: O krushkë
Rike: Mbyllë gojën
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co