Bota Sport

Speciale nga Besnik Dizdari/ “Mrekullia” 1963: Shqipëria 1-0 Danimarkës dhe e 9-ta në Europë!

speciale nga besnik dizdari mrekullia 1963 shqiperia 1 0 danimarkes dhe e 9 ta ne europe

































Nga BESNIK DIZDARI

Kam shkruar plot nja 10 vjet më parë këto rradhë: “Më 7 shtator 2014, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi 1-0 në Aveiro kundër Portugalisë ndeshjen e saj të pare për Kampionatin e ri Europian “FRANCË 2016”. Gjithçka ndodhi në një jubilee krejt të çuditshëm: në një 50 vjetor thjesht sepse për here të pare në një ndeshje euro-botërore, Shqipëria ka marrë pjesë në Kampionatin e dytë të Europës, atë të 50 vjetëve më parë, të vitit 1964″.

WhatsApp-Image-2024-06-16-at-22.23.17

Shqipëri-Danimarkë 1-0. Tiranë, 30.10.1963. Një çast nga loja. Me numrin 9, Pano – autori i golit

Dhe Shqipëria jo vetëm që ka hyrë në 16 më të mirat e Kampionatit Europian 1964, por është renditur pra, në vendin e 9-të, që nuk di a do të guxojë t’i afrohet në këtë “Euro 2024”, ndonëse ka një skuadër të vërtetë profesioniste, ndërsa Shqipëria e asokohe kishte një skuadër “vërtet” amatore. Shqipëria do të mbërrinte në 16-she, e madje në renditjen simbas rezultateve, ajo është e 9-ta. Mbasi shorti i kishte caktuar Greqinë, kjo e fundit, e nxitur prej një kryefortësie politike të palëvizshme, nuk do të pranonte të ndeshej me Shqipërinë!

Kësisoji, ngaqë në luftën Italo-Greke 1940, simbas saj, Greqinë nuk e kishte sulmuar Italia Fashiste, por Shqipëria e pushtuar prej kësaj. Histori e vjetër që, jo pak vjen e freskohet edhe sot, duke u nxjerrë here pas here prej arkivave greke. Do të ndodhte që më 13 janar 1962, shtypi shqiptar të njoftonte se Shqipëria do të merrte pjesë për here të pare në Kampionatin Europian të futbollit. Dhe shorti që është: Shqipëria-Greqia!

MixCollage-16-Jun-2024-10-39-PM-1633

Mandej, pak më vonë, lajmi tjetër: “Shqipëria kualifikohet për turin e dytë të Kupës së Europës, midis skuadrave kombëtare për shkak të refuzimit të Greqisë për t’u ndeshur me Shqipërinë”! Kështu do të realizoheshin dy fitoret e para 3-0 të Shqipërisë në Kampionatin Europian, por dy fitore në tryezë, me vendim letrash të UEFA-s. Do të mbërrinim kështu tek ajo që e kam quajtur “fitoret juridike” 3-0 të Shqipërisë kundër Greqisë, realisht të mos luajtura në fushën e blertë.

As ndeshja e parë, ajo e Athinës e 21 qershorit 1962 dhe as e dyta, ajo e 31 marsit 1963 në Tiranë. Ky pra është “suksesi” i parë i Kombëtares së Shqipërisë në Kupën “Henry Delaney” – ndryshe Kupa e Kombeve të Europës, siç quhej në ato vite Kampionati Europian i futbollit. E Shqipëria në 16 më të mirat e Europës pa luajtur kurrnji minutë! Dhe ja ku na mbërrin dhjetori ’62 e në Tiranë dalin në fushën e lojës Kombëtaret A dhe B të Shqipërisë.

Ka qenë e dielë e 16 dhjetorit 1962. Së bashku me shokët e mi bashkëstudentë jemi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, në një ditë të vranët, midis mijëra shikuesve, nja tri herë më shumë sesa çfarë pati një ndeshje e Kampionatit të sotëm të Shqipërisë, ky 2023-2024. Fiton 3-2 Kombëtarja A me këte njëmbëdhjetësh:

Topi, Deliallisi, Frashëri, Halluni, Bukoviku, Shllaku, Kraja, S.Jareci, Bushati, Pano, Ishka.

Përballë Kombëtares B që ishte kjo: Janku, Kasmi, T.Vaso, Daiu, Lilamani, A.Mema, Vorfi, Zaho, Gogoni, Ibërshimi, A.Verria

Duket si pa rëndësi, por ja që nga ajo që u quajt Kombëtarja B, mbas pak do të ishin titullarë të Kombëtares A të Shqipërisë, jo pak, por bukur 5 emra: Kasmi, A.Mema, Vorfi, Zaho e Ibërshimi! Ata ishin djem të talentuar, shumica 20-21 vjeçarë. E ne, gjithçka na dukej si të ishte një lloj sfide kundër greke, apo si të doje të thoje se “ne, shqiptarët jemi këtu, në fushën e lojës”.

Mbërrin 12 janari 1963 dhe në fund të një shkrimi me titull “Kush do të dalë në gjysmëfinalet e Kupës së Europës midis kombeve, “Sporti Popullor” shpërthen në këto rreshta për “antologjinë”e ideologjisë së nacionalkomunizmit, siç e kam përcaktuar me kohë: “Kupën e Europës, midis kombeve, – shkruan gazeta, – po e ndjekin me interesim të madh edhe sportdashësit tonë. Ata, megjithëse nuk paten rastin të shohin ndeshje në turine parë për shkak të qëndrimit armiqësor të qarqeve reaksionare greke ndaj vendit tonë, po presin me ankth shortine turit të dytë.

Kjo jo vetëm sepse do të kenë rastin të shohin përfaqësuesen tonë për herë të parë në një aksion të tillë të madh, por edhe sepse kombëtares sonë do t’i takojë të ndeshet me një nga 15 ekipet më të forta të Europës”. Ndërkaq, siç e kujtojnë lexuesit e librave të mi, aq sa ata janë, do të vonoja paksa për të ndrequr pasaktësinë, madje deri te libri im “Kupa e Europës / 2 (2008)”. Ka qenë gusht 2014 kur papritmas UEFA më dërgon libretine saj “Le Rendez-Vous – EURO 2016”, dhe te faqja “Albania”, ndaloj te shifrat statistikore të saj. Lexoj:

“Shqipëria 85 ndeshje, 14 fitore, 20 barazime, 51 humbje!” Kur në arkivin timgjej se kam 84 ndeshje, 13 fitore jo 14, mbasi kisha “pranuar” vetëm një ndeshje tryeze me Greqinë, ate të dokumentit 31 mars 1963. Por UEFA i kishte dhënë Shqipërisë dy fitore 3-0 me Greqinë.

Shpejt e shpejt gjithçka ma sqaron bota moderne e Shekullit XXI përmes internetit, portalit të UEFA-s, ku gjenden dokumentet e dyherë “Greqia –Shqipëria 0-3, 0- 3! Çka i kam botuar këto në “Panorama Sport” 10 vjet më parë, por që më kishin munguar te “Libri i Kombëtares” (2001). Tek është e ribotuar edhe sot këtu, “errata corrige” e turit paraeliminator të edicionit të dytë të Kampionatit Europian 1964:

Greqia – Shqipëria 0-3 / 0-3

Bullgaria – Polonia 3-1 / 1-3 / 1-0

Danimarka – Malta 6-1 / 3-1

Irlanda – Islanda 4-2 / 1-1

RDGJ – Çekosllovakia 2-1 / 1-1

Anglia – Franca 1-1 / 2-5

Italia – Turqia 6-0 / 1-0

Jugosllavia – Belgjika 3-2 / 1-0

Norvegjia – Suedia 0-2 / 1-1

Holanda – Zvicra 3-1 / 1-1

Polonia – I.Veriut 0-2 / 0-2

Spanja – Rumania 6-0 / 1-3

Hungaria – Uellsi 3-1 / 1-1

Në germa bold janë skuadrate kualifikuara për në 16-she ku bën pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë. Së bashku pra, me Bullgarinë, Danimarkën, Irlandën, RDGJ-në, Francën, Italinë, Jugosllavinë, Suedinë, Holandën, Irlandën e Veriut, Spanjën, Hungarinë. Por duheshin 16. Dhe hyn edhe BRSS si kampione në fuqi (1960) dhe Austria e Luksemburgu me short.

Ky pra ishte fati i madh i Shqipërisë, ndonëse do të ishte Luksemburgu i vogël me fatin edhe më të madh kur në ndeshjete ¼-tave eliminon as më pak e as më shumë por Holandën 1-1 e 2-1. Hyn në 8-she dhe gati eliminon edhe kundërshtaren emëpasme të Shqipërisë, Danimarkën (3-3, 2-2, 0-1). Ku një danez i famshëm, Ole Madsen, shënon në këto tri ndeshje të 6 golat e danezëve. Rekord i rangut më të lartë të Kampionatit të Europës.

Kështu apo ndryshe këto ngjarje të të tjerëve, Shqipëria shkon në 16-she pa menduar asgjë të veçantë se çka do t’i ndodhte më tej.Duhej të kënaqej thjesht që po bënte pjesë në klubine elitës së futbollit, në 16-shen “më të fortë” të Europës. Më 26 mars 1963 në Amsterdam UEFA hedh shortin e 1/8-tave. E, pikërisht në këte ditë do të lindnin ndeshjet e vërteta Danimarka – Shqipëria 4-0 dhe 0-1 të 29 qershorit dhe 30 tetorit 1963.

Në ndeshjen e parë Shqipëria humbet 4-0 në Kopenhagen e drejtuar nga trajneri Loro Boriçi me këte 11-sh: Maliqati, Deliallisi, Halili, Kasmi, Frashëri, Shllaku, Vorfi, Bushati, Bukoviku, Pano, Duro. Kaq ka për Loro Boriçin e madh. E kam trajtuar këte ndeshje të tij me vetëm këto rradhë në “Libri i Kombëtares”: “… Është 29 qershor 1963 e në Kopenhagen Danimarka-Shqipëria 4-0! Këtu lind dhe shkarkimi i parë i pamshirshëm i Loro Boriçit si trajner i Kombëtares. Nuk ka asnjë hezitim. Lufta midis simpatizantëve dhe kundërshtarëve të tij nuk zgjat shumë kësaj here.

Triumfojnë këta të fundit dhe Boriçi me dhimbje lëshon vendin”. Askush nuk po saktësonte përsëmbari, ndonëse donin apo nuk donin, ky ishte trajneri i cili kishte fituar dy ndeshjet në tryezë 3- 0 e 3-0 me Greqinë. Kjo ngaqë Boriçi ishte në ato muaj trajneri i Kombëtares, madje përzgjedhësi absolut i saj. Mirëpo, fitoret me vendim, asokohe nuk kishte kulturë zyrash që t’i njihte!…

WhatsApp Image 2024-06-16 at 22.23.17 (1)

Trajneri Zyber Konçi

E zëvëndëson trajneri Zyber Konçi. Ky është njeriu i cili do ta drejtonte Kombëtaren eShqipërisë në fitorene parë të saj të fushës së blertë për garat euro-botërore. Po risjell këtuedhe rradhët e mia kushtuar kësaj fitoreje të drejtuar nga trajneri Konçi, gjithnjënga “Libri i Kombëtares”: “…Shqipëria e tij e 30 tetorit 1963 i dhuron historisë fitoren e parë kombëtare për Kampionatin Europian. Eshtë 1-0 kundër Danimarkës në Tiranë me goline Panos në të 3’ dhe 11-shi i tij ka shumë rini të cilën edhe pse në një mozaik, ai arrin ta sinkronizojë.

Pas kaq vitesh, ndoshta qysh nga ato ’40, ai i jep fanelën e Kombëtares dy futbollistëve nga skuadrat jokryeqytetase, portjerit të Besës së Kavajës Shevqet Topit dhe sulmuesit të Labinotit të Elbasanit Enver Ibërshimit”. Në tanësi, ai largon nga 11-shi i Loro Boriçit, Maliqatin, Kasmin, Vorfin dhe Duron. I zëvendëson me Topin, A.Memën, Zahon dhe E.Ibërshimin. Skeda e ndeshjes historike është kjo:

SHQIPËRIA–DANIMARKA 1-0

Kampionati Europian 1964 (Tiranë, 30.10.1963)

GOLI: Pano 3’.

SHQIPËRIA: Topi, Deliallisi, Halili, Frashëri, A.Mema, Shllaku, Zaho, Bushati, Pano, Bukoviku, E.Ibërshimi. TRAJNER: Z. Konçi.

DANIMARKA: E.Sorensen, Johansen, J, Hansen, B.Hansen, J.Madsen, Petersen, Bertelsen, Thorst, O.Madsen, O.Sorensen, Danielsen. TRAJNER: P.Petersen.

GJYQTAR: J.Naudi / Malta.

SHIKUES: 27.765.

shqiperi-danimark

Shqipëri-Danimarkë 1-0. Tiranë, 30.10.1963. Fitorja e parë e Shqipërisë drejtpërsëdrejti në fushën e lojës në ndeshjet kualifikuese Euro-Botërore. Shqipëria në foto para fillimit të ndeshjes, nga e majta: Fatbardh DELIALLISI, Shevqet TOPI, Skender HALILI, Fatmir FRASHERI, Ali MEMA, Pavllo BUKOVIKU, Enver IBERSHIMI, Mehdi BUSHATI, Lin SHLLAKU, Andon ZAHO, Panajot PANO

Siç e shihni, janë 27.765 shikues të pranishëm, çka do të thotë se janë plot 6000 shikues më tepër se çka zëjnë sot tribunat “moderne” të atij që varrosi me gjithë historinë e tij, Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”. Është ky i sotmi që komercializisht quhet stadiumi “Air Albania”. Shqipëria-Danimarka e 30 tetorit 1963 është fitorja e parë shqiptare e luajtur drejtpërsëdrejti në fushë për një Kampionat të Europës dhe të Botës.

Po më e rëndësishme është kjo tjetra: që zyrtarisht në pjesëmarrjen e saj për këto gara, Shqipëria me trajnerë Loro Boriçin (dy “fitoret” me Greqinë) dhe Zyber Konçin (një fitore në fushë me Danimarkën)në 4 ndeshje, ka pra 3 fitore dhe vetëm 1 humbje! Rekord ende i pathyer në këte rang. Dhe Shqipëria debutuese 1963, si pjesë e 8- shes së dytë të EURO 1964 për shkak të eliminimit me golavarazh nga Danimarka, por me 3 fitore e vetëm 1 humbje, për herë të parë dhe të fundit deri sot, u rendit e 9-ta në një Kampionat të Europës, sipas kësaj renditjeje:

1. Spanja

2. Rusia

3. Hungaria

4. Danimarka

5. Suedia

6. Irlanda

7. Franca

8. Luksemburgu

9. SHQIPERIA

10. Bullgaria

11. Italia

12. Irlanda V.

13. Jugosllavia

14. Holanda

15. RDGJ

16. Austria

Kur në renditjen e finaleve të EURO 2016, Shqipëria ishte e 18-ta. Por le të presim finalete këtij të sotmit që është “EURO 2024. E, tash, për mbyllje le t’i kthehemi atyre lojtarëve të cilët luajtën dy ndeshjet me Danimarkën. Emrat etyre janë:

Sulejman MALIQATI, Fatbardh DELIALLISI, Skender HALILI, Gëzim KASMI, Fatmir FRASHERI, Lin SHLLAKU, Lorenc VORFI, Mehdi BUSHATI, Pavllo BUKOVIKU, Panajot PANO, Thoma DURO, Shevqet TOPI, Ali MEMA, Andon ZAHO, Enver IBERSHIMI.

Trajnerët janë Loro BORIÇI e Zyber KONÇI.

Ky është një lloj panteoni. Panteoni iprotagonistëve të fitores së parë të Shqipërisë në Kampionatin e Europës e të Botës. Nëse do të kërkonim t’i portretizonim kjo kërkon faqe gazetash. Unë këtu po bëj vetëm ate që po e quaj portretizim lakonik përcaktues:

MALIQATI – “Macja e zezë” e argjendit të Lajpcigut, portieri fenomenal që për kah lartsia e vogël trupore ndalonte edhe gjuajtjet e sulmuesve gjigandë.

DELIALLISI – Kapiteni i parë i një gare eurobotërore, një mbrojtës i fuqishëm, i cili rrallë riniste pa adresë një top.

HALILI – Më i madhi pra, qendërmbrojtësi i parë modern i Shqipërisë. KASMI – i papërkulshmi i mbrojtjes në 90 minuta të plota.

FRASHËRI – Intelektuali i mbrojtjes moderne dh i vetë fjutbollit në vite drejtuese.

SHLLAKU – Universali i pakrahasueshëmi futbollit shqiptar. VORFI – Sulmuesi i krahut, interpretues origjinal golshënues.

BUSHATI – Virtuozi i qendërsulmit.

BUKOVIKU – I kudondodhur.

PANO – Ylli unikal europian i Shqipërisë.

DURO – I pandalshmi në shpejtësinëe tij sulmuese.

TOPI – Portieri i një elegance të rrallë.

A.MEMA – Një tjetër universal i futbollit shqiptar.

ZAHO – Kombëtarasi i parëdinjitoz që mbërrinte nga Berati.

E.IBËRSHIMI – Eleganti i lëvizshëm në të “pesë” pikat e sulmit. Nuk them se jam i përsosur në këto përcaktime që mbështeten në kujtesën time po aq nga ato dituri që i duhen një gazetari për të arritur të kuptojë esencën e futbollit.

E rëndësishme është se këta janë të parët, talente të cilët i lindi dhe i rriti futbolli i tokës së Shqipërisë. I dhanë Shqipërisë vendine 9-të në Europianin 1964 të 60 vjetëve më parë. Nuk di a janë nderuar të gjithë ashtu si duhet…

Ribotimi është i rezervuar;

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts