Bota

DETAJET/ Të shtënat me armë në fushën e golfit të Trump, Shërbimi Sekret e largoi të sigurt ish-presidentin nga vendngjarja! Nisin hetimet

detajet te shtenat me arme ne fushen e golfit te trump sherbimi sekret e largoi te sigurt ish presidentin nga vendngjarja nisin hetimet




































Donald Trump është “larguar i sigurt” nga Shërbimi Sekret pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në fushën e tij të golfit në West Palm Beach, Florida, ka thënë një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për rrjetin amerikan NBC.

skynews-donald-trump-west-palm-beach_6686966

New York Post raporton se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës ndërkombëtare të golfit Trump në West Palm Beach.

Ekipi i fushatës së Trump doli me një deklaratë duke thënë se kandidati presidencial republikan është “i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”.

Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts