Studimi i fundit: Ujqërit mutantë të Çernobilit rezistentë ndaj kancerit

studimi i fundit ujqerit mutante te cernobilit rezistente ndaj kancerit
studimi i fundit ujqerit mutante te cernobilit rezistente ndaj kancerit

Ujqërit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit që shkakton kancer ndërsa enden nëpër shkretëtirat e qytetit të braktisur, Studiuesit zbuluan se një pjesë e informacionit të tyre gjenetik duket elastike ndaj rritjes së rrezikut të sëmundjes, sipas “Sky News”.

Ujqërit mutantë që enden rrugëve të shkreta të Çernobilit duket se kanë krijuar rezistencë ndaj kancerit, duke rritur shpresat se gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të luftojnë sëmundjen edhe te njerëzit.

Një reaktor bërthamor shpërtheu në termocentralin e Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986, ku mbi 100 000 persona u evakuan nga qyteti pasi shpërthimi lëshoi një rrezatim që shkakton kancer.

Zona ka mbetur e braktisur në mënyrë të frikshme që atëherë. Zona e Përjashtimit të Çernobilit (CEZ) u vendos për të parandaluar hyrjen e njerëzve në një zonë prej 1000 miljesh katrore, ku rrezatimi ende përbën një rrezik për kancerin.

Njerëzit mund të mos jenë kthyer, por kafshët e egra si ujqërit dhe kuajt enden nëpër qytetin e evakuuar prej më shumë se 35 vjet pas katastrofës.

Cara Love, një biologe evolucionare dhe ekotoksikologe në Universitetin Princeton në SHBA, ka studiuar se si ujqërit e Çernobilit mbijetojnë pavarësisht brezave të ekspozimit ndaj grimcave radioaktive.

Cara dhe një ekip studiuesish vizituan CEZ-in në vitin 2014 dhe i vendosën ujqërve një qafore me radio në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e tyre.

Ajo tha se qaforet i sigurojnë ekipit matjet në kohë reale se ku janë ujqërit dhe sa të ekspozuar janë ndaj rrezatimit.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku për të kuptuar sesi trupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer.

Studiuesit zbuluan se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit mbi gjashtë herë më shumë se kufiri ligjor i sigurisë për një njeri.

Cara zbuloi se ujqërit kishin ndryshuar sistemet imunitare të ngjashme me pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit me rrezatim. Ajo identifikoi gjithashtu pjesë specifike të informacionit gjenetik të kafshëve që dukeshin elastike ndaj rritjes së rrezikut të kancerit.

Shumë kërkime te njerëzit kanë gjetur mutacione që rrisin rrezikun e kancerit, me praninë e variantit të gjenit BRCA që e bën më të mundshëm që një grua të zhvillojë kancer gjiri ose në vezore, për shembull.

Por, Cara ka kërkuar të identifikojë mutacionet mbrojtëse që rrisin shanset për të mbijetuar nga kanceri.

Pandemia dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia e kanë penguar Cara Love dhe bashkëpunëtorët e saj të kthehen në CEZ vitet e fundit.

Cara prezantoi gjetjet e saj në takimin vjetor të Shoqatës së Biologjisë Integruese dhe Krahasuese në Seattle, Washington, muajin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →