Një avion luftarak rus e shkeli shkurtimisht hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, të premten dhe u konfrontua nga avionët luftarakë suedezë, tha të shtunën ushtria suedeze.
Ajo theksoi në një komunikatë se avioni luftarak rus, i llojit SU-24, nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve dhe si pasojë, u dërguan pas tij dy avionë luftarakë suedeze.
Ushtria suedeze tha se shkelja ajrore ishte e shkurtër.
“Veprime e Rusisë nuk janë të pranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për integritetin tonë territorial”, tha shefi i Forcave të Armatosura të Suedisë, Jonas Wikman.
“Ne ndoqëm të gjitha procedurat dhe ishim në gatishmëri për të ndërhyrë”, shtoi ai.
Prej se Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Suedia i ka ofruar ndihmë ushtarake Kievit në vlerë prej 4.1 miliardë dollarësh.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Suedia si dhe Norvegjia, braktisën politikën e tyre të mosangazhimit ushtarak duke u anëtarësuar në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co