Birra Korça lider në tregun shqiptar prej afro një shekulli, vijon e sigurt rrugëtimin drejt tregut ndërkombëtar. Birra Korça ka firmosur kontratë me distributorë të fuqishëm në Itali, të cilët kërkojnë një sasi të konsiderueshme të kësaj pije. Cilësia dhe shija e veçantë janë arsyet që birra Korça po fiton tregun Italian pasi jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në Itali por birra e parë shqiptare është pëlqyer edhe nga konsumatori Italian.
Ngarkesa e parë në Itali është nisur mëngjesin e kësaj të Marte ndërkohë që muajt në vijim priten bashkëpunime të tjera pasi kjo nuk është kontrata e vetme që Birra Korça lidh me distributorë te huaj. Sipas administratorit të birrës Korça, Adrian Kostaqi së shpejti kjo marke shqiptare do të ketë një shtrirje më të gjerë edhe në tregje të tjera falë cilësisë së birrës Korça, punës, vizionit dhe ambicies së Hysenbelliu Group.
Edhe pse birrat vendase përjetuan një sfidë të vështirë gjatë vitit të kaluar për shkak të dyfishimit të akcizës, puna dhe përkushtimi i ekipit drejtues të birrës Korça nuk e ndali suksesin e saj tashme të garantuar dhe në tregjet ndërkombëtare. Birra Korça do jetë e pandarë në çdo tryezë të bashkëkombësve tanë përtej Adriatikut me të cilën do të shuajnë mallin për atdheun.
Investimi vizionar i kryer në fabrikën e birrës Korça që përqafoi teknologjitë më të mira në këtë fushë ka tërhequr jo pak interesin e investitorëve të huaj ndër vite, duke bërë që sot kjo birrë të mos shkojë vetëm aty ku e njohin shqiptarët por edhe aty ku është dëgjuar thjesht si emër. Tashmë shija dhe fama e Birrës Korça, birrës së parë shqiptare i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë duke synuar gjithnjë e më tepër shtrirje sa më të gjerë në tregun ndërkombëtar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co