Bota

Sulm me dron në bazën amerikane në Jordani, vriten 3 ushtarë, plagosen 25 të tjerë

sulm me dron ne bazen amerikane ne jordani vriten 3 ushtare plagosen 25 te tjere
sulm me dron ne bazen amerikane ne jordani vriten 3 ushtare plagosen 25 te tjere

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në Jordani.

Komanda Qendrore e SHBA tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i rëndësishëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.

Që nga e premtja ka pasur më shumë se 158 sulme ndaj forcave të SHBA-së dhe të koalicionit në Irak dhe Siri, megjithëse zyrtarët e kanë përshkruar breshërinë e vazhdueshme të dronëve dhe raketave si të pasuksesshme, pasi ato shpesh nuk kanë shkaktuar lëndime serioze ose dëmtime në infrastrukturë.

Është e paqartë pse mbrojtja ajrore nuk arriti të zbulonte dronin, i cili duket të jetë sulmi i parë i njohur në Kullën 22 që nga fillimi i sulmeve ndaj forcave të SHBA-së dhe koalicionit më 17 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts