Bota

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, të paktën 4 të vdekur

sulm me thike ne nje qender tregtare ne sidnej te pakten 4 te vdekur
sulm me thike ne nje qender tregtare ne sidnej te pakten 4 te vdekur

AUSTRALI

Katër persona kanë humbur jetën pas një sulmi me thikë në Sidnej.

Lajmi bëhet i ditur nga Sydney Morning Herald, e cila shkruan se rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7 të mëngjesit një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në zonën e ‘Bondi Junction Westfield’ . Nga sulmi të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu janë dëgjuar dhe të shtëna.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi zonën. Një dëshmitar okular tha se qytetarët ishin në panik dhe po vraponin, kur mbërriti në Bondi Junction.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts