Bota

Sulmi i beftë iranian ndaj Izraelit, koalicioni prej disa shtetesh i mbledhur në mënyrë urgjente dha kontribut të jashtëzakonshëm

sulmi i befte iranian ndaj izraelit koalicioni prej disa shtetesh i mbledhur ne menyre urgjente dha kontribut te jashtezakonshem
sulmi i befte iranian ndaj izraelit koalicioni prej disa shtetesh i mbledhur ne menyre urgjente dha kontribut te jashtezakonshem

Një koalicion i mbledhur në mënyrë urgjente, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të rrëzuar dronët e mbushur me eksplozivë si dhe raketat e shumta përpara se ato të godisnin Izraelin njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Ndërsa një sasi masive e dronëve dhe raketave iranianë iu afruan kufijve të tij, Izraeli ngriti me shpejtësi avionët e tij luftarakë, por këta avionë u mbështetën nga vendet partnere dhe fqinje.

“Në drejtimin tim, për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit, ushtria amerikane zhvendosi avionë dhe destrojer në rajon gjatë javës së kaluar”, tha Biden në një deklaratë me shkrim. “Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin ne territor” deklaroi presidenti Biden.

Ne sulm u përfshinë gjithashtu avionë luftarakë britanik të Forcave Ajrore Mbretërore të cilët u ngritën menjëherë nga bazat në Qipro. “Në përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje iraniane dhe rrezikut në rritje të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka punuar me partnerë në të gjithë rajonin për të inkurajuar uljen e tensoneve dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të ministrisë Britanike të mbrojtjes.

Ushtria izraelite beri te ditur se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit gjatë natës ndaj Izraelit. “Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë – dhe unë e di se ata dhanë një kontribut në patrullimin e hapësirës ajrore,” tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit. Ndërkohë, forcat ajrore të Jordanisë përgjuan dhe rrëzuan dhjetëra dronë iranianë që shkelën hapësirën e saj ajrore te cilat ishin nisur drejt Izraelit, thanë dy burime rajonale të sigurisë.

Sipas një deklarate të kabinetit jordanez të dielën, Jordania kapi disa objekte fluturuese që hynë në hapësirën e saj ajrore për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj. Dronët u rrëzuan në ajër në anën jordaneze të Luginës së Jordanit që po shkonin në drejtim të Jeruzalemit. Të tjerët u kapën pranë kufirit irako-sirian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts