Shqiperia

“Irani agresion ndaj Izraelit”, Tritan Shehu: Shqipëria të jetë krah SHBA-së në atë zonë kaq të komplikuar

irani agresion ndaj izraelit tritan shehu shqiperia te jete krah shba se ne ate zone kaq te komplikuar
irani agresion ndaj izraelit tritan shehu shqiperia te jete krah shba se ne ate zone kaq te komplikuar

Deputeti Tritan Shehu reagoi pas sulmit 5 orësh iranian ndaj Izraelit, duke theksuar se Shqipëria duhet të rreshtohet përkrah Shteteve të Bashkuara.

Reagimi i plotë:

Izraeli, nen nje agresion te eger te Iranit! Agresion ai, qe fatmiresisht deshtoi me shkaterrimin ne ajer te droneve e raketave te Iranit, nga sistemi i mbrojtjes se Izraelit. Me mbeshtetjen e perfshirjen direkte krah tij, te ShBA e Britanise se Madhe kjo. Ishte pa dyshim nje veprim aventuresk ne rrugen e provokacioneve per te zgjeruar konfliktet ne Lindjen e Mesme dhe me tej, ai i agresionit iranian. Nje hap ne vazhdim te politikave te nxitura nga mentalitete ekstremiste, fondamentaliste, terroriste te atij vendi, qe po ushqen vetem destabilizim. Qe mbreme pesuan nje disfate, por gjithesesi ne nje terren pa stabilitet, vecanerisht kur te tilla qellime jane akoma prezente. Sidoqofte thelbesore e garanci ishte e eshte involvimi i plote i ShBA e vendeve te tjera Perendimore, si ndodhi edhe mbreme, ne perballje me terrorizmin e shtetet terroriste. Qofte edhe per te penguar pershkallezimin e asaj gjendje, si objektiv afat shkurter. Nderkaq Shqiperia duke u solidarizuar me Izraelin e mbeshtetur ate ne parballje me kete agresion, eshte e duhet te jete ne krah te ShBA, te cilen ne duhet ta ndjekim hap pas hapi ne ate zone kaq te komplikuar. Duke shpresuar e uruar qe keto akte te mos perseriten, per te filluar te lindin aty shpresat per paqe.

Si te vetmet, qe do te mund “sherojne” gradualisht vuajtjet e thella te popujve te asaj zone.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts