Duke komentuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mentor Beqa, i ftuar në studion e “Open” në News 24, tha se sulmi iranian ishte planifikuar të mos shkaktonte viktima.
“Natyrisht situata ishte shumë serioze dhe sulmi nuk mund të themi se nuk ishte serioz. Ka një konsensus që sulmi ishte dizenjuar të mos shkaktonte përshkallëzim të situatës.
Irani ishte kujdesur të bëjë një sulm që natyrisht të demonstronte forcën e Iranit por të mos shkaktonte viktima dhe të mos shkaktonte aq shumë dëme sa të detyronte Izraelin të hakmerrej. Ajo që është një element që duhet të marrë vëmendjen e duhur është se kemi ardhur në kushtet e përmbysjes së balancës së kostove. Përpara mendohej se sulmi kushton 7 deri në 10 herë më shumë se mbrojtja.
Nga ajo që ndodhi me Iranin është se sulmi kushton 1/10-n e mbrojtjes. Nëse e vendosim në kontestin e një lufte afatgjatë është një problem real për Izraelin dhe për Shtetet e Bashkuara siç ndodh me Houthit ku ata lëshojnë dronë me kosto shumë të ulët dhe SHBA lëshon raketa që kushtojnë 2-3 milionë dollarë, pra një kosto shumë e madhe për vendet në një luftë hibride”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co