Ushtria izraelite ka njoftuar se si pasojë e sulmeve të djeshme në spitalin Nasser në Gaza, janë arrestuar dhjetëra luftëtarë të Hamasit, që trupat ushtarake të Netanyahut i referohen si terroristë.
Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se në spital u gjetën armë, përfshirë mortaja dhe granata.
Hagari tha se disa nga të arrestuarit ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit brenda Izraelit.
Ushtria izraelite ka thënë gjithashtu se beson se ka trupa të robërve izraelitë diku në mjediset e Spitalit Nasser, duke justifikuar kështu edhe sulmin.
Hagari tha gjithashtu se pacientët dhe stafi i spitalit nuk po detyrohen të evakuohen dhe se Izraeli nuk dëshiron që civilët e pafalshëm të vuajnë pasoja.
Al Jazeera raporton se një deklaratë e tillë nga Izraeli bie ndesh me raportimet nga terreni të gazetarëve të cilët raportojnë për të kundërtën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co