Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka njoftuar të shtunën se po monitoronte “valët” e testeve të raketave që po ndodhin në rajonin verior të Kinës dhe se forcat e saj të mbrojtjes ajrore ishin në gatishmëri.
Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vëzhgon nga afër të gjitha aktivitetet ushtarake kineze duke pasur parasysh aktivitetet e rregullta të Pekinit rreth ishullit, por rrallëherë publikon detaje të asaj që sheh që ndodh brenda Kinës.
Ministria njoftoi se kishte zbuluar “valë të shumëfishta lëshimesh provë” nga Forcat Raketore të Kinës, raporton Reuters.
Forcat e Tajvanit po monitorojnë vazhdimisht zhvillimet dhe forcat e mbrojtjes ajrore janë në gatishmëri, bëri të ditur ministria, pa dhënë më shumë detaje.
Në gusht 2022, Kina gjuajti raketa në ujërat përreth Tajvanit për të shprehur zemërimin për një vizitë në Taipei nga kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co