Shqiperia

Takimi i Konferencës së Mynihut, ministri i Mbrojtjes greke ekspozon në foto Dorian Duçkën

takimi i konferences se mynihut ministri i mbrojtjes greke ekspozon ne foto dorian ducken

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë ka ekspozuar disa foto në llogarinë e tij Twitter, gjatë takimeve që ka pasur në Konferencën e Mynihut. Në sfondin e takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së duket dhe një detaj interesant, shfaqet Dorian Duçka pak më tej.

Duçka, një ish-këshilltar i Edi Ramës u lakua në çështjen Mcgonigal, ndërsa së bashku me Hillary Clinton dhe fondacionin e saj, ai ka lozur rol aktiv në organizimin e pritjes së afganëve në vitin 2021.

Duçka ka mbajtur dhe kanale komunikimi me qeverinë greke dhe gjeorgjiane për afganët dhe në disa raste ka ndërmjetësuar mes palëve për çështjen Beleri.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts