Takimi me Linda Ramën, Emine Erdogan: Diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike

takimi me linda ramen emine erdogan diskutuam per ceshtje qe do te forcojne me tej lidhjet historike
takimi me linda ramen emine erdogan diskutuam per ceshtje qe do te forcojne me tej lidhjet historike

Zonja e Parë Emine Erdoğan u takua me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Villa 30 në Tiranë, thuhet në një njoftim të Presidencës turke.

Pasi diskutoi për vlerat e përbashkëta kulturore midis Shqipërisë dhe Turqisë, zonja Rama dhe zonja e parë Erdogan bënë një tur në vilën 30, ku bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar e informoi Emine Erdogan për historinë e saj.

Në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Zonja e Parë ka ndarë mesazhin në lidhje me takimin: “Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e nderuar të Kryeministrit të Shqipërisë. Ne diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve tona. Është besimi ynë i përbashkët se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen me vizita dypalëshe”.

Gjatë ditës së sotme Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka nisur një vizitë disa orëshe në Tiranë, e cila do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, më e madhja në rajonin e Ballkanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →