Kosova

Takimi në Bruksel, Lajçak: Sqaruam detaje të rëndësishme për dinarin, javën e ardhshme mblidhemi me ambicien për ta gjetur një zgjidhje

takimi ne bruksel lajcak sqaruam detaje te rendesishme per dinarin javen e ardhshme mblidhemi me ambicien per ta gjetur nje zgjidhje
takimi ne bruksel lajcak sqaruam detaje te rendesishme per dinarin javen e ardhshme mblidhemi me ambicien per ta gjetur nje zgjidhje

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme.

“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkroi Lajçak.

Ndërmjetësi europian shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës foli për dallime të mëdha pas takimit, ndërsa përmendi një takim shtesë, që pritet të mbahet më 4 prill.

“U pa se ka një dallim të madh mes propozimeve të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo”, tha Bislimi. Ai nuk pranoi të japë detaje për propozimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts