SHBA
Një prej emrave më të përfolur të muzikës pop, Taylor Swift, ka ardhur më e fuqishme në skenë, sidomos pas tentativës për sulm terrorist në Vjenë, pak para koncertit të saj. Turneu “Eras”, me të cilin ajo po shëtit në çdo vend të botës, është ndalur së fundi në stadiumin “Wembley”, në Londër, ku pritja e publikut ishte madhështore.
Me spektaklin në këtë stadium, Taylor Swift u bë artistja e parë solo që performon 8 herë në të njëjtin vend: “Sapo më bëtë artisten e parë solo që performon në “Wembley” tetë herë në një turne të vetëm”,- u tha ajo fansave të martën, për BBC. “Ne kurrë, kurrë nuk do të jemi në gjendje t’ju falënderojmë mjaftueshëm për këtë.”
Taylor Swift theu kështu rekordin e Michael Jackson, i cili performoi në stadium shtatë herë gjatë turneut të tij “Bad”, në 1988. Grupi pop “Take That”, gjithashtu, performoi në stadium tetë herë në turneun e tyre “Progress”, në vitin 2011.
Taylor Swift ka performuar në “Wembley Stadium” më shumë se në çdo stadium tjetër gjatë turneut të saj. “Gjithmonë më ka pëlqyer të këndoj për ju këtu në Londër, është e mrekullueshme”,- tha ajo gjatë shfaqjes të martën. “Nuk kam pasur kurrë një publik kaq bujar. Ju keni mësuar përmendësh çdo tekst të çdo kënge dhe kjo është një ëndërr e realizuar”,- tha këngëtarja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co