“Të ardhurat e aseteve ruse mund të dërgohen në Ukrainë”, Borrell: Kishte konsensus të fortë brenda BE për vendimin

te ardhurat e aseteve ruse mund te dergohen ne ukraine borrell kishte konsensus te forte brenda be per vendimin
te ardhurat e aseteve ruse mund te dergohen ne ukraine borrell kishte konsensus te forte brenda be per vendimin

Kryediplomati i Bashikimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se ekziston një “konsensus i fortë” në BE për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Borrell foli me gazetarët pas një takimi me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hënën. Ai konfirmoi se të ardhurat nga asetet mund të dërgoheshin në Ukrainë.

“Unë nuk them se ka pasur unanimitet, por një konsensus të fortë për të marrë këtë vendim”, tha ai.

Më herët sot, Këshilli Evropian ra dakord të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën me 5 miliardë euro.

Nga ana tjetër Ukraina vazhdon të theksojë nevojën e saj për armë, municion dhe ndihmë, me Presidentin Zelenskyy që ia përsëriti këtë mesazh senatorit amerikan Lyndsey Graham të hënën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →