Sport

Te Arsenali janë të kënaqur nga mbrojtësi, gati rinovimi i kontratës

te arsenali jane te kenaqur nga mbrojtesi gati rinovimi i kontrates
te arsenali jane te kenaqur nga mbrojtesi gati rinovimi i kontrates

Takehiro Tomiyasu do të jetë pjesë e Arsenalit në vijim. Mbrojtësi, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025, tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin dy javë më parë për të zgjatur marrëveshjen me anglezët. Japonezi  zhvilloi 20 paraqitje këtë sezon, 13 prej tyre në Premier League, 5 në Champions League dhe 2 në EFL Cup, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar 3 asiste.

Arteta beson tek Tomiyasu dhe është gati të investojë tek ai në të ardhmen. Fillimisht një dëmtim dhe më pas Kupa e Azisë me kombëtaren kanë ndikuar disi në periudhën e fundit, por tani që është rikthyer dhe në dispozicion të Gooners, është e sigurt që së shpejti do të jetë sërish protagonist. Në të kaluarën ai ka veshur fanellën e Bolognas. Me skuadrën italiane, Tomiyasu u aktivizua në  64 ndeshje ndërmjet Serisë A dhe Kupës së Italisë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts