“Të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur“- Bardhi takim me strukturat drejtuese në Lushnjë: Është në dorën tonë të fitojmë besimin e qytetarëve!

te bejme realitet ndryshimin e shumepritur bardhi takim me strukturat drejtuese ne lushnje eshte ne doren tone te fitojme besimin e qytetareve





































Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në cilësinë e drejtuesit politik të PD-së në qarkun Fier, ka zhvilluar një takim prezantues me strukturat drejtuese të degës Lushnjë.

459853586_927178619428968_8518614912728171960_n

Bardhi shprehet se u ka thekuar se qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike dhe opozita, ndërsa shton se është në “dorën tonë e për të fituar besimin e tyre”.

Ndër të tjera ai shprehet se qeveria ka braktisur qytetarin e zakonshëm.

Postimi Gazment Bardhit:

Në Lushnje ku vijuam takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës, ritheksova se qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike dhe opozita. Është në dorën tonë të fitojmë besimin e tyre dhe të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur. Gjeta si gjithmonë nga strukturat drejtuese të Degës gadishmërinë për të bërë më të mirën, të gjithë sëbashku, gjatë këtij rrugëtimi transformues për Lushnjen dhe Shqipërinë.

12 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët! Mjafton të shohim vetëm sjelljen e Edi Ramës ndaj sektorit të bujqësisë, që është e vetmja mundësi jetese edhe për mijëra familje në Bashkinë Lushnje, për të vërtetuar nevojën ulëritëse për ndryshim. Një Qeveri që ka braktisur qytetarin e zakonshëm, duhet braktisur përgjithmonë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →