Festohet sot në gjithë Shqipërinë Dita e Verës. Kryebashkiaku i Natës në Tiranë, Rezart Cenaj ka treguar për News 24 më shumë detaje rreth festimeve në kryeqytet, nga karnavalet e Shkodrës, deri te aktivitetet për fëmijë.
“Te Pazari kemi filluar me karnavalet e Shkodrës, që kanë zbritur në Tiranë. Më pas ata do të zbresin nga Pazari i ri te Partizani i Panjohur dhe më pas do të kthehen sërish këtu. Do të kemi aktivitete të tjera për fëmijë. Pasdite do të kemi dhe ndezjen e zjarrit, që është ritual për ardhjen e verës. Më pas do të kemi dhe një festival, ku do të performojë dhe Elton Deda.”, tha ai.
Në një lidhje direkte për News24, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja tha se i gjithë Elbasani është në festë dhe se qyteti është plot me turistë.
“Hotelet kanë qenë plot. Ka një superaktivitet. Në shesh nisën aktivitetet që nga ora 11:00. Interesin më të madh e ka pasur Sofra e Elbasanit, ku janë këngëtarë me peshë. Mbrëmë ka qenë një natë fantastike, kemi pasur këngëtarë me emër. Rinia kryesish e ardhur nga e gjithë Shqipëria, ka festuar në lokale të Elbasanit. Na bëhet zemra mal kur e shohim shtëpinë plot me miq. Pas dreke i mbyllim festimet, pas dreka hahet me familjen.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co