Të rinj që frymëzojnë, Muzhaqi: Dorëzuam çmimet për 14 të rinj model frymëzimi dhe certifikuam 40 të tjerë.

te rinj qe frymezojne muzhaqi dorezuam cmimet per 14 te rinj model frymezimi dhe certifikuam 40 te tjere

Të rinj që janë modele suksesi, të rinj të talentuar dhe aktiv në fusha të ndryshme si inovacioni, arti, sporti, angazhimi rinor dhe të drejtat e njeriut u promovuan në një ceremoni tejet të veçantë të organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Ministrja Bora Muzhaqi vlerësoi nismën “Të rinjtë që frymëzojnë”, e cila bën bashkë të rinj frymëzues nga e gjithë Shqipëria që shkëlqejnë në fusha të ndryshme dhe janë një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tyre, por dhe për komunitetin në tërësi”. Muzhaqi shprehu bindjen se “në Shqipëri do ketë gjithmonë të rinj që frymëzojnë dhe ne do të jemi gjithmonë këtu për t’i mbështetur dhe promovuar kurdoherë, që secili prej tyre të ndajë arritjet me bashkëmoshatarët për t’i nxitur dhe ata të ndjekin ëndrrat e tyre”.

Për Ministren Muzhaqi këta të rinj janë kartolina më e bukur e Shqipërisë dhe ata do të vijojnë të na bëjnë krenar në të gjitha kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare, sikurse është edhe e reja Kler Caku, e cila ndonëse vetëm 13 vjeç, numëron 18 medalje fitoreje në shah.

Eventi u konceptua si një ndërthurje mes të rinjve të vitit 2022, të cilët krijuan atmosferë me një performancë muzikore dhe një kërcim modern. Në kuadër të nismës “Të rinjtë që frymëzojnë”, u kurorëzuan 14 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe u certifikuan 40 të tjerë.

Të pranishëm në event ishin dhe personalitete të tjerë si përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit, Zv. Ministrja e Financave, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë të cilët u dhanë medaljet 14 të rinjve të përzgjedhur si shembuj frymëzimi për vitin 2023:

• Ema Meçaj – aktiviste dhe anëtare e Bordit Këshillimor të Adoleshentëve të UNICEF në Shqipëri dhe Grupeve Këshillimore Rinore të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Prezencës së OSBE në Shqipëri.
• Afrim Tahiraj – inxhinier, natyrdashës, fotograf. Fitues i Tirana Photo Festival 2020.
• Firdeus Kasaj – fitues i Konkursit të Turizmit Expocity dhe Hackathon-i CodeWeek në Bruksel.
• Bleis Koni – ka studiuar menaxhim Agrobiznesi në Spanjë, dhe është kthyer në Shqipëri për të punuar në biznesin e familjes.
• Enkelejda Cara – peshëngritëse, kampione e trefishtë e Europës dhe tre medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes.
• Gersi Troka – një i ri me aftësi ndryshe, atlet i Special Olympics Albania që prej vitit 2019. Medalje ari në garën në garën 200 metra stil i lirë, në Berlin.
• Altea Daja – nxënëse ekselente me mesatare 10.00 dhe është përfshirë në shumë nisma vullnetare për të dhënë një kontribut pozitiv në komunitet dhe shoqëri.
• Tobias Xhaxhiu – shkrimtar dhe dramaturg i filmave me metrazh të shkurtër. Fitues i Çmimit kombëtar për shkrimtarët e rinj, dhënë nga QKLL.
• Luana Myrto – ka prodhuar 6 filma me metrazh të shkurtër. Themeluese e organizatës rinore Ylberofilia.
• Eligerta Sadia – e reja nga Elbasani me aftësi të kufizuara, e anagazhuar në aktivizmin rinor, ka përfituar nga aplikimi si punëkërkuese e pa punë nga AKPA
• Kein Katroshi – një i ri aktiv dhe themeluesi i dy paltformave: The7Chambers & The7TALKS.
• Endri, Gerti dhe Emi – tre të rinjtë nga Shkodra fitues të vendit të parë në INTEL AI, me projektin për lehtësimin e trafikut.
• ⁠Aleksandra Pano – autore e dy librave për fëmijë me tituj “Lili dhe Varësja e Sirenës” dhe “Fantazma në Bulevard”. Pasioni dhe dëshira për leximin ka bërë që 15-vjeçarja të lexojë përafërsisht 230 libra të zhanreve të ndryshme.
• Kler Caku – 13-vjeçarja shqiptare që është shpallur kampione bote në shah. Numëron 18 kupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →