Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin prej ditësh kanë bërë që qytetarët të kërkojnë për vende që ju ofrojnë freski. Qytetarët dibranë i janë drejtuar lumit Drin i Zi për të kaluar orët e nxehta të ditëve të fundit. Si zgjidhjen më të mirë ata kanë gjetur bregun e lumit Drin në afërsi të Gjoricës, pranë rrugës së Arbrit.
Dhjetëra të rinj kanë mbushur bregun e lumit falë edhe bizneseve verore të ngritura në këtë zonë. Të rinjtë kanë parë shpëtimin e vetëm nga i nxehti përvëlues ujin e freskët të lumit Drin i Zi që rrjedh nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut. Vijort Xheleshi thotë se ditët e fundit fluksi i të rinjve është shtuar për shkak të rritjes ekstreme të temperaturave.
https://studio.youtube.com/video/p8m45QezUE4/edit
Gjatë gjithë muajve të verës e gjithë vija lumore e Drinit të Zi në Dibër përdoret nga banorët për tu freskuar, një alternativë ndryshe nga deti dhe me kosto më të vogël.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co