Presidenti francez Emmanuel Macron ka të drejtë që e quan Moskën një “kundërshtar” sepse Parisi është tashmë i përfshirë në mënyrë indirekte në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Në një intervistë me kanalet TF1 dhe France 2 të enjten, Macron këmbënguli se Franca “nuk po i bën luftë Rusisë” duke mbështetur Kievin, por deklaroi se qeveria e tij po bën të pamundurën për të siguruar një fitore të Ukrainës.
Ai e përshkroi Moskën si një “kundërshtar” të Francës, por nuk pranoi ta cilësonte atë si “armik”.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Macron të premten, Peskov tha se autoritetet ruse kanë ndjekur retorikën e liderit francez.
“Po, është e qartë se Rusia është një kundërshtar i Francës, sepse Franca tashmë është përfshirë në luftën në Ukrainë; është indirekt duke marrë pjesë në këtë luftë,” u tha Peskov gazetarëve.
“Por, duke gjykuar nga deklarata e presidentit francez, ai nuk do të ketë problem të rrisë shkallën e përfshirjes së tij në konflikt”, shtoi zyrtari i Kremlinit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co