Bota

Tensione ushtarake pranë Moldavisë, sulmohet me dron baza në rajonin separatist pro-rus, akuza drejt Kievit

tensione ushtarake prane moldavise sulmohet me dron baza ne rajonin separatist pro rus akuza drejt kievit
tensione ushtarake prane moldavise sulmohet me dron baza ne rajonin separatist pro rus akuza drejt kievit

Një dron kamikaz ka sulmuar një bazë ushtarake në Tiraspol, kryeqyteti i republikës së panjohur të Transnistrias në Moldavi, raportoi ministria e sigurisë së rajonit. Incidenti i së dielës thuhet se shkaktoi një zjarr, por nuk pati viktima.

Tiraspol është kryeqyteti i republikës së panjohur të Transnistrisë, një republikë e panjohur që u nda nga Moldavia jozyrtarisht në fillim të viteve 1990.

Sipas TASS, një aeroport ushtarak ishte shënjestër e sulmit. Një helikopter i vendosur në aeroport u shkatërrua nga mjeti ajror pa pilot (UAV), shtoi agjencia e lajmeve.

Autoritetet në Transnistria nuk kanë komentuar deri më tani për shkallën e dëmit.

Ministria e Sigurisë së Shtetit të Transnistrisë pretendoi se droni mbërriti nga zona e ashtuquajtur “Ura e Tërfilit”, një kryqëzim i madh autostrade me shumë nivele që ndodhet në veri të qytetit të Tiraspol dhe afër kufirit me Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts