Tentoi të vriste një person në Berat, ekstradohet drejt Shqipërisë 56-vjeçari nga Kosova

tentoi te vriste nje person ne berat ekstradohet drejt shqiperise 56 vjecari nga kosova
tentoi te vriste nje person ne berat ekstradohet drejt shqiperise 56 vjecari nga kosova

Një 56-vjeçar nga Kosova është ekstraduar, pasi  në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në qytetin e Beratit.

Raportohet se shtetasi H. B., 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua drejt Shqipërisë pas bashkëpunimit mes autoriteteve në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Kosova, një shtetas kosovar, i cili në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H. B., 56 vjeç.

Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →