Shqiperia

Tepelenë/ Përfshihet nga flakët shpati i malit mbi fshatin Luzat, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e tij

tepelene perfshihet nga flaket shpati i malit mbi fshatin luzat nderhyrje nga toka dhe ajri per shuarjen e tij
tepelene perfshihet nga flaket shpati i malit mbi fshatin luzat nderhyrje nga toka dhe ajri per shuarjen e tij

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Flakët kanë kapluar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe, me gjithë përpjekjet intensive të forcave zjarrfikëse nga i gjithë qarku i Gjirokastrës, ka qenë e pamundur vendosja e zjarrit nën kontroll.

Në terren janë të angazhuar zjarrfikësit e Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Përmetit. Po ashtu, një zjarrfikëse e forcave të armatosura është dërguar në ndihmë. Aktualisht, mbi 80 efektivë, përfshirë zjarrfikës dhe vullnetarë, po luftojnë për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, një helikopter “Coguar”, i cili furnizohet me ujë nga liqeni i Bajkaj në Delvinë, është angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Për shkak të kushteve të vështira dhe përmasave të mëdha të zjarrit, situata mbetet e vështirë, dhe autoritetet po bëjnë çdo përpjekje për të evituar përhapjen e mëtejshme dhe për të mbrojtur zonat e rrezikuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts