Sport

Teuta thyen Tiranën në kryeqytet, bardheblutë largohen nga “final four”, Vllaznia ngec përballë Erzenit

teuta thyen tiranen ne kryeqytet bardheblute largohen nga final four vllaznia ngec perballe erzenit
teuta thyen tiranen ne kryeqytet bardheblute largohen nga final four vllaznia ngec perballe erzenit

Tirana vijon sezonin kaotik me ulje-ngritje të forta. Bardheblutë bien keq në kryeqytet, pësojnë një humbje 1-2 përballë Teutës. Ekipi i Fagut qëndron jashtë zonës “final four”, vijon të humbas terren me rivalët duke e vendosur në dyshim prezencën e tyre mes katër ekipeve të para. Në “Air Albania”, Teuta shfaqi më shumë dëshirë duke i mposhtur me lojë dhe rezultat.

Ekipi i Edi Martinit kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të fal një super goli të Jazxhi. Bregdetarët e nisën pjesën e dytë me gol, me Dacin që lëvizi bukur në zonë duke dyfishuar shifrat. Tirana u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Bruno Lulaj erdhi vonë, në minutën e 90-të, pa mundur të shmangte këtë humbje.

Me këtë fitore, Teuta i largohet zonës play-out, për momentin ndodhen në vendin e shtatë në kuotën e 34 pikëve. Zhgënjen këtë javë edhe Vllaznia, me shkodrët që ngecin sërish, këtë herë në një barazim 1-1 përballë Erzenit. Në “Loro Boriçi”, ishte i përhershmi Bekim Balaj ai që kaloi Vllazninë në avantazh me një goditje të saktë me kokë në minutën e 29-të.

Miqtë iu kundërpërgjigjën në minutën e 40-të me Blazevic duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas këtij hapi flas, Vllaznia e sheh veten në vendin e dytë, 4 pikë larg Egnatias kryesuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts