Sport

“The Athletic” i bën jehonë portierit të Kosovës: Muric ofron siguri, aktivizimi i tij lëvizje e zgjuar e trajnerit

the athletic i ben jehone portierit te kosoves muric ofron siguri aktivizimi i tij levizje e zgjuar e trajnerit
the athletic i ben jehone portierit te kosoves muric ofron siguri aktivizimi i tij levizje e zgjuar e trajnerit

Arijanet Muric luajti titullar në dy ndeshjet e fundit të Burnley në Premier League. Portieri i Kosovës ishte protagonist me disa pritje në ndeshjen ndaj Brentford, ndërsa bëri një paraqitje për t’u vlerësuar edhe në fundjavë ndaj Chelsea. “The Athletic”, i ka bërë një analizë të sezonit të Burnley, ku përmend edhe Muric.

“Arijanet Muric po ofron siguri. Ishte i vetmi zëvendësim që trajneri Vincent Kompany nuk kishte provuar. Por pas 28 xhirosh me besim të palëkundur në transferimin e verës, James Trafford, Kompany vendosi të ndërrojë portierin. Muric ishte i jashtëzakonshëm në kampanjën në Championship që përfundoi me titull edicionin e kaluar. Bëri vend në ekipin më të mirë të edicionit, sipas votimit të lojtarëve. Ishte pjesë e ekipit që mburrej me bilancin më të mirë në mbrojtje. Kombinoi ndaljen e gjuajtjeve me kualitetin gjatë posedimit të topit.

“I kufizuar që të luajë në ndeshjet për Kupë, Muricit i ishte mohuar shansi për të dëshmuar që ka kualitetin për Premier League. Ai u kthye në fitoren ndaj Brentfordit dhe të shtunën bëri hapin tutje. Muric i bëri 11 pritje, disa prej tyre vendimtare. Numrin e pritjeve e kombinoi me shpërndarjen e duhur të topave” – Shkruan mediumi i njohur.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts