Sport

VIDEO/ Talenti shqiptar realizon sërish në Itali, shtyn Lazion drejt luftës për titullin kampion

video talenti shqiptar realizon serish ne itali shtyn lazion drejt luftes per titullin kampion
video talenti shqiptar realizon serish ne itali shtyn lazion drejt luftes per titullin kampion

Flavio Sulejmani është kthyer në pak muaj në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës së të rinjve të Lacios, e cila në këtë vit, po përpiqet që të përfshihet në garën për titullin kampion në Itali.

Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi, iu bashkua gjatë verës Lacios dhe tanimë me golat e tij, po ndihmon klubin që të qëndrojë në garë për titullin. Sot, ai shënoi golin e tij të 5-të sezonal, në suksesin 2-1 të Lacios në transfertë ndaj Sampdorias, për tre pikë të tjera që mbajnë Lacion në vendin e katërt, pas krahëve të Interit, Romës dhe Atalantës.

SHIH VIDEON

Ndeshja e radhës në kampionat, do të jetë pikërisht kundër Interit të vendit të parë, që ka katër pikë më shumë në klasifikim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts