Motra e DJ Dagz feston ditëlindjen dhe një nga urimet më të veçanta që mund të ketë marrë mendojmë se padyshim është ai i Einxhel Shkirës.
Einxhel e ka uruar atë me fjalët më të bukura që kemi dëgjuar nga dikush për kunatën.
“Thonë që tezja vjen era nënë, por ndoshta kush e ka thënë këtë s’e ka provuar dashurinë e hallës. Ti je halla & tezja që çdo njeri do të donte të kishte dhe ne ndihemi me fat që je e jona.
Asnjë fjalë s’e përshkruan dot dashurinë që kemi për ty dhe s’të falënderojmë dot kurrë mjaftueshëm për gjithçka bën për ne. Qofsh përjetë e qeshur, siç je kur luan me Trev dhe rrofsh për të qeshur me stërnipërit e tu”, -ka shkruar Einxhel shoqëruar me një foto të kunatës me Trev.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co