Lifestyle

Tom Brady në një lidhje me modelen e Sports Illustrated Brooks Nander?

tom brady ne nje lidhje me modelen e sports illustrated brooks nander
tom brady ne nje lidhje me modelen e sports illustrated brooks nander

Tom Brady është në lidhje me modelen Brooks Nander, tha një burim ekskluzivisht për Page Six.

Llogaria në Instagram DeuxMoi – e cila merret me çështjet e të famshmëve – raportoi fillimisht se 46-vjeçari ish-ylli i NFL ishte parë në publik me modelen 27-vjeçare të “Sports Illustrated” disa herë, por statusi i marrëdhënies së tyre ishte i paqartë.

Burimi tha se të dy janë vërtet në lidhje, megjithëse nuk është “asgjë serioze” për momentin.

Romanca duket se është relativisht e kohëve të fundit pas divorcit të Nander nga bashkëshorti i saj, Billy Hare. Page Six raportoi në maj se Nader u nda nga biznesmeni pas më pak se pesë vitesh martesë. Burimet thanë në atë kohë se ndarja ishte miqësore dhe se ata tashmë jetonin të ndarë prej muajsh.

Ata më pas shtuan se Nader “e do jetën beqare” dhe po e shfrytëzon atë në maksimum teksa pushon në Hamptons me mikun më të mirë të Kourtney Kardashian, guru i PR Simon Hack.

Gjatë fundjavës së 4 korrikut, Nander u shfaq e vetme në festën e mbushur me yje të Michael Rubin në Hamptons. Brady ishte një nga shumë të famshëm të pranishëm në festë, megjithëse është e paqartë nëse aty u takua për herë të parë Nander.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që shtatë herë kampioni i Super Bowl u pa duke flirtuar në një nga festat e Rubin. Një burim tha në korrik 2023 se Brady ishte “duke folur me disa gra” në festën e vitit të kaluar dhe se njëra prej tyre ishte Kim Kardashian. Menjëherë pas kësaj, Brady u takua me Irina Shayk për një kohë, derisa lidhja mori fund në tetor 2023. Më parë, Brady ishte i martuar me Gisele Bundchen për 13 vjet, derisa u divorcuan në 2022. Ata kanë dy fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts