Lojërat Olimpike janë gati të shkojnë në Hollywood dhe Tom Cruise sapo u dha të gjithëve një ‘shije’ se si do të jenë.
Gjatë ceremonisë së mbylljes të së dielës, ylli i “Mission Impossible” bëri një kërcim të guximshëm nga maja e Stade de France.
Si pjesë e dorëzimit të Hollivudit në Los Anxhelos, i cili do të presë Lojërat në vitin 2028, Cruise mori flamurin olimpik dhe u largua nga stadiumi përmes një turme sportistësh.
Në shpinë mbante flamurin zyrtar olimpik, të cilin… e vodhi, për ta dorëzuar në Los Anxhelos.
Në njëfarë magjie filmi, Cruise u pa më pas në një segment të dukshëm të regjistruar paraprakisht duke udhëtuar nëpër Paris derisa arriti në një aeroplan që sfidoi hapësirën dhe kohën për të arritur në Los Anxhelos.
Ndërsa kamera zvogëlohej, Cruise u pa në shenjën e Hollivudit, ku unazat olimpike zëvendësuan “o”-të e dyfishta në fjalën Hollywood.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co