Sport

Trajneri i Tiranës: Disa gabime individuale na kushtuan shumë, besoj te skuadra

trajneri i tiranes disa gabime individuale na kushtuan shume besoj te skuadra
trajneri i tiranes disa gabime individuale na kushtuan shume besoj te skuadra

Tekniku i Tiranës, Erbim Fagu dha mendimin e tij pas humbjes 3-1 ndaj Vllaznisë.

“Më vjen keq për këtë ndeshje. Po të mos bënim disa gabime individuale mund të mos e humbnim ndeshjen. Të përqendrohemi te ndeshja e kupës. Çdo rast i Vllaznisë vinte nga një gabim individual i joni. Për këtë më vjen keq.

Vllaznia nuk na dominoi. Futbolli është lojë gabimesh. Skuadra që bën më pak gabime fiton ndeshjen. Në të ardhmen duhet t’i rregullojmë. Janë lojtarë me kualitet. Është çështje besimi, lojtarët duhet të kenë më tepër vetëbesim. Kampionati ka ende ndeshje. E rëndësishme është të rikthehemi si kjo Tirana e pjesës së dytë.”. – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts