Shqiperia

Transportin kallashnikov për t’i shitur në Sarandë, arrestohen dy të rinj (emrat)

transportin kallashnikov per ti shitur ne sarande arrestohen dy te rinj emrat
transportin kallashnikov per ti shitur ne sarande arrestohen dy te rinj emrat

Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Sarandës pasi transportonin armë automatike kallashnikov. Operacioni i koduar “Strike 8”, duke prangosur shtetasit Eduart Musej. 34 vjeç si dhe Evidoned Shahini, 31 vjeç.

Njoftimi:

Sarandë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 8”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës, vihet në pranga 34-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 31-vjeçar, i cili dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e këtyre shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 8”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë, në vende të ndryshme, në fshatin Berdenesh, dhe u vunë në pranga shtetasit:

E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës;

E. Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts