Bota

Trondit vogëlushja palestineze: Më mungon buka (VIDEO)

trondit vogelushja palestineze me mungon buka video
trondit vogelushja palestineze me mungon buka video

PALESTINË – Që kur ka nisur lufta në Gaza, situata në Lindjen e Mesme paraqitet tepër problematike. Në media janë publikuar raste të shumta, të personave që tregojnë vështirësitë e luftës. Në një video të publikuar nga BBC, shihet sesi një vogëlushe qan dhe shprehet se i mungon buka. Kur u pyet nëse babai i saj po i sillte bukë, ajo tha se i ati ndodhet në parajsë.

“Më mungon buka. Jetoj me vëllanë tim. Babai ka shkuar në parajsë”, tha vogëlushja.

Që nga tetori 2023, OKB ka paralajmëruar se situata në Gaza mund të shkojë drejt një katastrofe totale humanitare. Gjendja në enklavë është përkeqësuar ndjeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts