Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë, për të cilin Rama falënderoi presidentin Erdogan, por theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd.
“Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që mban brenda një mesazh të qartë të Turqisë, në raport me këtë marrdhënie që Shqipëria është e pagoditshme”, u shpreh kreu i qeverise.
Rama foli edhe per marrëveshjet e firmosura, duke u ndalur tek hapja e deges se Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë.
Ndërsa sa i takon turizmit, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ne kete vit qe lame pas ka pasur shume turiste te turq.
“Presidenti ritheksoi dhe patjetër që ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit. Falë zotërisë në krahun tim, Turqia ka bërë një transformim marramendës, jo thjesht mikëpret miliona turistë, por ka kapacitet të dijes që për ne do të ishte shumë i vyer.
Nga ana tjetër sot firmosëm disa marrëveshje, por më e mirëpritura ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Kjo është e rëndësishme në disa aspekte dhe është diçka që do të sjellë një hapësirë të re studimesh të larta të nivelit të lartë botëror.
Ne jemi shumë të interesuar dhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie në aspektin ushtarak. Dihet që Turqia ka një nivel të lartë të kapacitetit ushtarak. E çmoj dhuratën e Presidentit në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë për ti dhënë ushtrisë shqiptarë një numër dornesh kamikazë. Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që mban brenda një mesazh të qartë të Turqisë, në raport me këtë marrdhënie që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.