U akuzua për vrasjen e një të moshuari në azil, ndahet nga jeta historiani Zyhdi Shehu

u akuzua per vrasjen e nje te moshuari ne azil ndahet nga jeta historiani zyhdi shehu
u akuzua per vrasjen e nje te moshuari ne azil ndahet nga jeta historiani zyhdi shehu

Ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të moshuar në një azil në kryeqytet. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Shehu kishte katër ditë i shtruar në spital.

Botuesi Fatmir Toçi me anë të një postimi, ka bërë me dije se studiuesi e historiani kavajas, Zyhdi Shehu ndërroi jetë në një spital në Tiranë.

“NDAHET NGA JETA STUDIUESI KAVAJAS ZYHDI SHEHI

Ka ndrruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…

Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë. Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete  si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor.

Ndarja nga jeta pas një sëmundje të gjatë e të mundimshme, me probleme të dhimbshme e situata të pamerituara për natyrën e tij fisnike ka pikëlluar jo vetëm familjen, të afërmit e miqtë e tyre, por dhe çdo  kavajas e këdo që e ka njohur atë apo veprën e tij të çmuar.

Ngushëllime dhe u prehtë në paqe!”, shkruan botuesi Toçi.

Kujtojmë se Zyhdi Shehu, në një azil në kryeyqytet, vrau një tjetër të moshuar, shtetasin Virxhil Vesho.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →