00:39 – 20.03.2024
Jetmiri prej kohësh është ankuar se Vëllai i Madh dhe produksioni i fikin mikrofonin në momentin që ai është duke shtjelluar biseda interesante me banorët e tjerë.
“Unë mërzitem sepse duket sikur nuk u intereson ajo çka bëj unë dhe çfarë jam unë”, u ka rrëfyer Jetmiri banorëve. Ky moment është trajtuar gjatë spektaklit të sotëm në të cilin Jetmiri është tërhequr nga akuzat, duke thënë se nuk ishte mësuar ende me pajisjen në momentin që ishte fikur apo ndezur.
Ledioni: Jetmiri ka kohë që pretendon se Vëllai i Madh dhe produksioni i fik mikrofonin. Ndërkohë që siç do të shihni në këtë klip, Jetmiri vetë mbulon në disa raste mikrofonin me qëllim që banorët të mos kuptojnë çfarë po shpreh me banorët e tjerë të shtëpisë. Dhe ka edhe raste të tjera që Jetmiri është i dhunshëm me mikrofonin, i cili fatkeqësisht nuk ka as duar dhe as këmbë për t’ia kthyer.
Jetmiri: I dhunshëm me mikrofonin…
Ledioni: Po po, patjetër. Shohim klipin…
Më pas Vëllai i Madh ka shfaqur klipin me akuzat e Jetmirit dhe momentet flagrante ku ai mbulon mikrofonin. I pyetur rreth kësaj çështje, opinionisti Arbër Hajdari me batutë tha që u beson plotësisht argumenteve të Jetmirit, pasi e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij.
Arbri: Është e vërtetë, unë e besoj Jetmirin. Kjo gjë ndodh edhe me mua. Ju shpesh herë tregoheni të padrejtë dhe e mbyllni mikrofonin tim, vetëm se më bën habi që sa herë e mbyllni mikrofonin e Jetmirit, unë e dëgjoj.
Ledioni: Mbase se mos e ke në ndërgjegje.
Arbri: Jo realisht, sa herë ai ankohet për mikrofonin, me mikrofon të fikur kështu nga ju sepse kështu jeni ju të këqinj, unë e dëgjoj.
Jetmiri: Hë mor hë tani…
Ledioni: O Jetmir, seriozisht e kam, pse je fiksuar me këtë mikrofonin e fikur?
Jetmiri: Po sa të mësohesha pak. Sepse spo e bëja dot atë, u fik u ndez, e harrova se harrova…
Ledioni: Jetmir, tekonolgjia e re është e tillë që mikrofonin e ke o të fikur ose të ndezur dhe sa herë që e ke të fikur, Vëllai i Madh nuk vonon që të thërras, kryesisht Ilnisën, kujdes ndiz mikrofonin.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co