TIRANE
Në një intervistë, përpara se të ndahej nga jeta, Mirush Kabashi shprehu dëshirën që kur të vinte në jetë djali i vajzës së tij, Mendit, të quhej Isë, në nder të Isa Boletinit. Origjina e aktorit ishte nga Gjakova dhe dëshironte që një pjesë e Kosovës të ruhej në këtë mënyrë në familjen e tij.
Mirëpo, ndarja nga jeta e artistit të madh ka bërë që e bija të vendosë ta ruajë vazhdimësinë duke i vendosur djalit të saj emrin Mirush. Mendi ishte e ftuar në studion e “Rudinës” dhe rrëfeu pse nuk e ka plotësuar dëshirën e të atit.
E pyetur nga Rudina se cili është emri që Mendi i ka vënë të birit, ajo u përgjigj:
“Mirush. Është emri Matias Mirush. Mirush Kabashi, ka edhe mbiemrin. Po të ishte Mirushi akoma mes nesh, unë ndoshta, jo ndoshta, por me siguri do ia vija emrin Isë, por nuk mund t’ia vija Isë në qoftë se… unë besoj në vazhdimësi dhe për mua kjo është vazhdimësia. Im bir është shumë i vogël tani, është një muaj e gjysmë… Nuk e kupton vlerën dhe historinë që mbart me vete ky emër dhe fatin dhe krenarinë që ai do të mbulohet dhe privilegjin që do të ketë me vete.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co