Sport

U dëmtua ndaj Juventusit, sulmuesi i Lazios rrezikon derbin ndaj Romës

u demtua ndaj juventusit sulmuesi i lazios rrezikon derbin ndaj romes
u demtua ndaj juventusit sulmuesi i lazios rrezikon derbin ndaj romes

Lazio është në ankth për gjendjen e Mattia Zaccagni. Anësori sulmues u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 14 minutash lojë në ndeshjen mes kryeqytetasve dhe Juventusit në stadiumin e Torinos. Për shkak të këtij dëmtimi, në dyshim është prezenca e lojtarit në derbin ndaj Romës, takim ky i kampionatit dhe i programuar për me 6 prill.

Në mungesë të tij, trajneri Tudor po mendon për zëvendësuesin. Zaccagni ka luajtur 23 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola. 28-vjeçari ëshët prej 3 vitesh pjesë e skuadrës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts