TIRANE
Ish-miss Globe dhe moderatorja Sara Gjordeni ishte eliminuara e mbrëmjes së të shtunës në Big Brother Vip.Ajo ishte në nomimin përballë katër vajzave të tjera, Ledjona Xheladinaj, Roza Lati dhe Ilnisa Agolli.
Por, Sara Gjordeni ishte më pak e votuara nga publiku për të qëndruar brenda shtëpisë së famshme. Megjithatë ish-Missi është rikthyer sërish në “BBV” pasi në biletën e fatit kishte vajtje-ardhje, duke iu dhënë edhe një mundësi tjetër për të qenë pjesë e spektaklit.
Në momentin që hapi biletën e kthimit, ajo u ul në studio dhe nisi të qante nga emocionet.
Kujtojmë se kur u tha emri i Sarës për tu larguar nga shtëpia ishte Bardhi ai i cili u pa shumë i mërzitur duke konfirmuar kështu një ndjenjë mes tyre.
Biseda pas largimit të Sarës:
Ledioni: E shoh që je pak i mërzitur?
Bardhi: Po.
Ledioni: Do të t’i them ndonjë gjë?
Bardhi: Po më vjen keq që nuk e çoi qëllimin e saj në vend dhe së dyti, nuk e patëm mundësinë të njiheshim pak më shumë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co