Arrestohet i riu në Sarandë, pasi u kap me kapsolla dhe kanabis në banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. Zh., 27 vjeç, banues në Sarandë.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, vihet në pranga 27-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– D. Zh., 27 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co