U kapën mat duke marrë inerte me ekskavator dhe i transportonin me kamionë, pranga pronarit të subjektit, e pësojnë…

u kapen mat duke marre inerte me ekskavator dhe i transportonin me kamione pranga pronarit te subjektit e pesojne

Konstatohet dhe goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim marrjen e inerteve, ndërsa në pranga ra Shpëtim Djaloshi, pronari i subjektit ekonomik.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ai bashkë me dy punonjës të tjerë u kapën teksa merrnin ilegalisht inerte me ekskavator dhe i transportonin me kamionë.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrance shtetasit Sh. D., B. D. dhe S. A., teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →