Prezantuesi i lajmeve në BBC, Hugh Edwards, ka dhënë dorëheqjen nëntë muaj pasi emri i tij u përfshi në një skandal që përfshinte fotografitë e pahijshme të një të mituri.
Sipas një njoftimi të BBC-së, “pas 40 vitesh shërbimi, Hugh shpjegoi se vendimi i tij ishte marrë në bazë të këshillave mjekësore”. BBC tha se e pranoi dorëheqjen pasi do t’i lejonte të gjitha palët “të ecin përpara ” dhe se nuk do të kishte komente të mëtejshme.
Sipas Sky News, gazetari 62-vjeçar u akuzua korrikun e kaluar se i kishte paguar një 17-vjeçari mbi 35,000 £ për t’i dërguar atij fotografi të pahijshme.
BREAKING: Newsreader Huw Edwards has resigned from the BBC, the corporation has said. Huw has explained his decision was made on the basis of medical advice from his doctors.https://t.co/oMbzfSCxic
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/RLyPwOluKU
— Sky News (@SkyNews) April 22, 2024
I riu në qendër të historisë tha në një letër drejtuar BBC-së, nëpërmjet avokatëve të tij, se asgjë e papërshtatshme apo e paligjshme nuk kishte ndodhur.
Huw Edwards leaves BBC ‘on medical advice’ https://t.co/ZoKU9QcCTd
— BBC News (UK) (@BBCNews) April 22, 2024
Në ditët pas publikimit të historisë për herë të parë, në rrjetet sociale pati spekulime intensive për identitetin e “prezantuesit anonim”. Gruaja e Edwards, Vicky Flint, më vonë konfirmoi se ai është njeriu në qendër të akuzave. Ajo tha në një deklaratë që lëshoi në atë kohë se “vuajti nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe po merrte trajtim spitalor”.
Edwards, prezantuesi kryesor i ‘BBC News At Ten’ që nga viti 2003, ka munguar në ekranet që kur shpërtheu skandali. Dorëheqja e tij i jep fund një karriere 40-vjeçare në BBC.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co