Shqiperia

U shisnin armë grupeve kriminale, gjykata lë në burg dy të rinjtë në Durrës

u shisnin arme grupeve kriminale gjykata le ne burg dy te rinjte ne durres
u shisnin arme grupeve kriminale gjykata le ne burg dy te rinjte ne durres

Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” për Hekuran Troplinin dhe Emiliano Pashon.

Dy të rinjë u arrestuan të shtunën në Shkallnur pasi iu gjetën një arsenal armësh e municionesh.

Njoftimi i policisë: 

Si rezultat i hetimit disamujor me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokurorisë, u siguruan prova ligjore mbi veprimtarinë kriminale të mbajtjes së një sasie armatimi, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale.

Në këtë kuadër dhe në zbatim të planit operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Hills”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë në fshatin Shkallnur, duke shitur armë zjarri luftarake kallashnikovë, shtetasit:

H. T., 20 vjeç dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur, Durres.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts