Mjaftuan tre ndeshje për të lënë gjurmë në Turqi, Ernest Muçi vërtetoi edhe një herë se është një lojtar plot klas. Që nga dita kur zbarkoi në tokën turke, kjo ishte hera e dytë në tre ndeshje që Muçi shpallet lojtari më i mirë. Ylli kuqezi ishte protagonist absolut në sfidën kundër Istanbulspor, jo vetëm për golin e shënuar, por me topin në këmbë, Muçi ishte rrezik konstant, shërbeu për sulmuesit në çdo formë, ndihmoi në fazën mbrojtëse, ndërsa me golin e tij vulosi fitoren e pastër 2-0 të Beshiktash.
[embedded content]
Muçi u tregua perfekt me goditjen e tij nga jashtë zonë. Reagimi i tifozëve të Beshiktash në faqen zyrtare ishte i madh, duke shprehur admirimin e tyre për sulmuesin kuqezi. As futbollisti shqiptar nuk e fshehu gëzimin për këtë paraqitje të bërë:
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura. Fitorja? Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne. Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi lojtari i kombëtares shqiptare.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co