Bota

Ukraina paralajmëron për ndërprerje më ‘serioze’ të energjisë elektrike në javët e ardhshme

ukraina paralajmeron per nderprerje me serioze te energjise elektrike ne javet e ardhshme
ukraina paralajmeron per nderprerje me serioze te energjise elektrike ne javet e ardhshme

Një zyrtar i lartë ukrainas i energjisë ka paralajmëruar se ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike do të intensifikohen gjatë javëve të ardhshme, pasi një varg sulmesh ruse dëmtuan prodhimin e energjisë elektrike në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha këtë muaj se bombardimet ajrore kanë përgjysmuar prodhimin e energjisë elektrike të vendit në krahasim me një vit më parë, duke ndërprerë dhe kufizuar furnizimet për miliona njerëz.

“Gjatë javëve të ardhshme, situata do të jetë shumë më e ashpër se sa është sot,” tha kreu i operatorit kombëtar të rrjetit Ukrenergo, Volodymyr Kydrytsky në një intervistë.

Ai tha se periudhat gjatë të cilave ukrainasit mund të mos kenë energji ka të ngjarë të zgjaten deri në 12 orë në ditë dhe se ndërprerjet mund të bëhen më “të rrepta”.

“Kjo situatë do të vazhdojë deri në fund të korrikut”, tha ai në intervistën e transmetuar në mediat shtetërore.

Përveç goditjeve sistematike në termocentralet dhe hidrocentralet , ai tha se mund të ketë më shumë ndërprerje për shkak të punës së mirëmbajtjes në centralet bërthamore dhe kushteve të motit.

Ndërprerjet e planifikuara gjithashtu mund të imponohen gjatë periudhave të pikut të konsumit dhe të jenë “mjaft serioze”, tha Kydrytsky.

Zyrtarët ukrainas janë detyruar të rrisin importet e energjisë elektrike nga vendet fqinje të Bashkimit Evropian për të kompensuar mangësitë dhe u kanë kërkuar aleatëve që të ndihmojnë në rivendosjen e sektorit të rënduar të energjisë.

Kievi u ka bërë thirrje gjithashtu aleatëve të tij që të forcojnë sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga breshëritë e raketave ruse dhe dronëve.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts